Efektivi Trimi lihet në burg për fshehje të armës, ishte dhe në varrimin e Çiços

Pas mjekut Redjan Rrahja, Gjykata  ka lënë në bug edhe efektivin Alban Trimi të akuzuar se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vertetës ne vrasjen e ndodhur  te  lokal “De Niro” të dy këta persona kanë qenë në një tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja dhe kanë marrë sendet personale te tij. Sipas Prokurorisë urdhër-ndalimi për Trimin është ekzekutuar nga policia dy ditë  me vonesë.Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-shefin e antidrogës së kryeqytetit Alban Trimi aktualisht oficer policie në komisariatin 5, i akuzuar për kryerje te veprimeve që pengojnë zbardhje e të vërtetës.Akuza ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës së 1 majit në zonën e ish-Bllokut në lokal “De Niro” ku mbeti i vrarë Elton Çiça.Sipas Prokurorisë, Trimi, i cili ka qënë në një tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi ngjarja, ka larguar pistoletën dhe celularin e tij.Kjo sipas akuzës duket nga kqyrja e kamerave te sigurisë së lokalit. Zbardhja e tyre ka treguar se sapo është ekzekutuar 36-vjeçari, personi tjetër në tavolinë, mjeku Redjan Rrahja,  ka marrë çantën e viktimës dhe ka nxjerrë pistoletën dhe celularin,  të cilën e ka fshehur në ambjetet e lokalit ku  kamera nuk regjistron.Por pas disa minutash,  pistoleta dhe celulari është marrë nga Alban Trimi, i cili e ka futur në brez dhe është larguar nga lokali.Këto veprime janë kryer menjëherë pas dërgimit të trupit të Çiços në drejtim të spitalit, ndërkohë që lokali ka qenë i zbrazët, pasi klientët janë larguar me shpejtësi pas dëgjimit të krismave.Sipas Prokurorisë, menjëherë pas kqyrjes së pamjeve është nxjerrë urdhëri i ndalimit për efektivin, por ai është ekzekutuar nga policia vetëm dy ditë më pas me argumentin se nuk gjendej, ndërkohë sipas verifikimeve Trimi ka marrë pjesë në varrimin e viktimës Çiça në Tepelenë.Por i vënë përballë këtyre fakteve, vetë i akuzuari nuk e ka pranuar akuzën në gjykatë. Ai ka pretenduar se nuk ka lidhje më ngjarjen për të cilën akuzohet.Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, gjykata vendosi të lërë në “arrest me burg” Trimin, masë që u dha një ditë më parë edhe për mjekun Redjan Rrahja.[caption id="attachment_740086" align="alignnone" width="660"]Ne foto: Alban Trimi Ne foto: Alban Trimi[/caption] Reagimi i Prokurorisë:Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alban Trimi, me funksion oficer policie në Komisariatin nr.5, në Tiranë, i dyshuar për veprat penale të “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë së Tiranë, rezulton se i dyshuari, i cili ka qenë i pranishëm në atentatin e ndodhur në datën 01.05.2016 në lokalin “D..N…” në Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasin Elton Çiça, ka fshehur armën e zjarrit dhe telefonin celular që mbante me vete viktima.Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj tij, si i dyshuar për veprat e mësipërme. Urdhri i ndalimit është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit pas dy ditësh, për faktin se ai nuk u gjet. Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari ka qenë në Tepelenë, në varrimin e viktimës Elton Çiça dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i tij./Ora News/