BBC: Korrupsioni politik dhe gjyqësor pengon integrimin e Shqipërisë
Tema e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve britanike.Rrjeti prestigjioz BBC, i kushton vendit tonë një artikull të gjatë, duke e nisur me deklaratat e ministrit të Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Gove i cili deklaronte pak ditë më parë se Britania me të dalë nga BE-ja mund të zhvillonte tregti të lirë me Shqipërinë.Në artikull, BBC-ja shkruan se Shqipëria përballet me një rrugëtim të gjatë për synimin e saj për t’u bashkuar me BE-në, për të lënë pas të shkuarën e errët komuniste.Duke analizuar të shkuarën komuniste, rrjeti britanik shkruan se Shqipëria shpesh është konsideruar si Koreja e Veriut të Evropës, duke qenë vendi më i izoluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe me një regjim tiranie 45 vjeçar.[caption id="attachment_740080" align="alignnone" width="600"]
Foto që BBC shoqëron artikullin e saj[/caption]Më shumë se 34.000 të burgosur politikë u burgosën, ndërsa rreth 60.000 të tjerë dergjen për dekada të tëra në kampet e punës apo vdiq atje. Tortura ishte e përhapur, dhe 5,400 të burgosur politikë u ekzekutuan, shpesh me gjyqe farsë.Që pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, BBC-ja shkruan se “politikanët e korruptuar dhe madje edhe gjykatësit kanë penguar rrugën e integrimit me pjesën tjetër të Evropës”. Artikulli thekson se një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet.“Shqipëria e sheh anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si shenjë të fuqishme dhe simbol që dekadat e izolimit të saj do të marrin fund”. Sondazhet e fundit nga vetë BE-së sugjerojnë se më shumë se 90% e shqiptarëve duan integrimin në BE.Për sa i përket shkëmbimeve tregtare, BBC thekson se Shqipëria importon dy të tretat e produkteve nga BE-ja, por vendi nuk mund të eksportojë direkt në BE. "Nëse do të mund ta bëjë këtë, ajo do të ketë një ndikim të madh në Shqipëri - veçanërisht për prodhimet tona bujqësore", thotë Nikolin Jaka, i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, thotë se nxitja e anëtarësimit në BE është në vazhdën e përpjekjeve për të trajtuar korrupsionin politik dhe gjyqësor, që sipas saj mbetet pengesë për të ardhmen e Shqipërisë. "Kjo është me të vërtetë një prerje kirurgjikale në indet e sëmura", thotë ajo.Vlahutin thekson se “fuqia transformuese që BE-ja ka bërë në gjysmën e kontinentit evropian”, dëshiron që ta ndajë këtë sukses edhe me Shqipërinë.
/Ora News/