Të zhytesh në albumin fotografik të Rita Orës
Sot është e famshme por dikur jo. Vitet 90 si për të gjithe kosovarët dhe për Rita Orën kane qenë tepër të vështira. "Daily Mail" është zhytur në albumet fotografike të Rita Oras dhe në një artikull bën një rezyme të jetës së këngëtares. britanikja thotë se prindërit e Rita Orës u larguan nga Kosova në vitet ’90.Ata u shpërngulën në Londër, ku i ati i Ritas, Besniku vendosi të ndryshojë mbiemrin nga Sahatçiu në Ora. Rita dhe familja e saj janë rikthyer në Kosovë në vitin 2001, ku në atë kohë vetëm 10 vjeç ajo dhe motra e saj, është bashkuar me kushërirat e veta. Dorotea dhe Donjeta Sahatçiu, të cilat jetojnë në Kosovë, tregojnë se ndonëse në vogëli ishin shumë të afërta, gjatë viteve distanca mes tyre është bërë gjithnjë e më e madhe.Madje Dorotea, sot 23 – vjeç tregon se për të parë Ritën si gjyqtare në X – Factor iu desh që të “luftonte” për t’u futur brenda. Megjithatë, pavarësisht këtij episodi, 23-vjeçarja Sahatçiu thotë se është shumë krenare për kushërirën e saj.Pas kësaj flet edhe motra e Doretës, Donjeta, e cila është e bindur që akuzat se Rita ka pasur një aferë me Jay Z janë thjesht thashetheme.


