6 komisionerë zgjedhjesh dënohen me 5.5 vite burg, 10 të tjerë me gjobë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5.5 vite burg në total 6 komisionarët e dy qendrave të votimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit të vitit 2011-të në Komunes e Dajçit në Lezhë, ndërsa për 10 të tjerë është vendosur nga 1 milion lekë gjobë për secilin.Gjykatësi i çështjes Jak Ndoka shpalli fajtor 16 komisioneret e qendrave të votimit 0697 Dajç dhe 0700 Kotërr, duke dënuar me burg kryetaret, nënkryetaret dhe sekretaret, ndërsa me gjobë të gjithë komisioneret e tjerë. 5 prej tyre janë dënuar me nga 1 vit burg, ndërsa për njërën prej tyre është dënuar me 6 muaj burg.Gjykata vendosi t’ju heqë të drejtën e funksioneve publike 16 komisionerëve për një periudhe tre vjeçare për secilin. Ata u dënuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve, duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2011-të në këtë njesi vendore.Por vendimi i Gjykatës është kundërshtuar nga avokati i 16 komisionerëve. Ai ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm, pasi sipas tij akuzat nuk qëndrojnë sepse nuk ka prova që e fakton një gjë të tillë. Sipas avokatit mbrojtës të komisionerëve vendimi i dhënë në shkallen e parë do të apelohet në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ku do të kërkohet pafajësia. Më herët Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënimin me 28 vite burg në total për 16 komisioneret e dy qendrave të votimit në Komunën e Dajçit.Në argumentet e paraqitura nga organi i akuzës është vërtetuar se atë ditë kanë votuar persona që nuk kanë qene fare në Shqipëri. Gjithashtu, në këto dy qendra votimi rezultojnë të kenë votuar edhe persona të tjerë që nuk gjenden në regjistrin e votimit, si dhe përsona që kanë patur karta identiteti dhe pasaporta të cilët nuk janë të sakta.Ka qenë ish kandidati i majtë në këtë njësi vendore Rrok Rroku që kërkoj hetimin e zgjedhjeve të 8-majit të vitit 2011-të në Komunën e Daçit, duke bërë që tashmë pretendimet e tijë të faktohen me dënimin e komisionerëve.Më parë për falsifikim të zgjedhjeve të 8 majit të vitit 2011-të janë dënuar edhe 8 komisionarë të tjerë të qendrës së votimit 0699 të fshatit Dragush. Për zgjedhjet vendore të vitit 2011-të në Komunën Dajç të Lezhës kandidonin Rrok Rroku për të majtën si dhe Gjergj Doçi për të djathtën./Ora News/