Thoma Gëllçi zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH, reagon Luçiano Boçi

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi sot Thoma Gëllçin me shumicë të cilësuar, Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.Në mbledhjen e Këshillit drejtues, Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota.Nënkryetari i komisionit të medias, Alfred Peza tha se drejtori i ri i RTSH-së u zgjodh me konsensus.“Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota. Ai u zgjodh me shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH-së pavarsisht se për atë mjaftonte edhe shumica e thjeshtë e votave. Çka tregoi se ai ka marë mbështetje edhe nga opozita”.Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PD, Luçiano Boçi.“RTSH I KTHEHET "POPULLIT"!!!!????Lajmi i fundit: Thoma Gëllçi, ish kryeredaktori i "Zërit të popullit", pas ndryshimit të ligjit që tani e tutje mund të quhet fare mirë Ligji "Gëllçi" dhe jo Ligji për mediat audiovizive", u zgjodh "për inat të mazhorancës" drejtor me shumicë të cilësuar (7 me 4). Tejkaloi dhe ndryshimin ligjor që u bë me aq djersë e mund!!! Pas kësaj "u binda" se RTSH vërtet do "t'i kthehet" "publikut"!!!!Madje më shumë se kaq:Do "t'i kthehet" popullit!!!!?! Ka mundësi ta emërtojnë dhe "RTSH-Zëri i popullit"E hajde e thoni tani po të doni që në Shqipëri media nuk është e lirë!!!”Thoma Gëllçi është një nga gazetarët që spikati në fund të viteve 80-të dhe në fillim të viteve 90 -të .Ai ka punuar fillimisht si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni”, më pas në gazetën “Zëri i Populli”,  të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai  është po ashtu themelues i gazetës “24 orë.