Reforma zgjedhore, Mediu: Opozita të mblidhet për të unifikuar qëndrimin
Partia Republikane kërkon mbledhjen e tryezës së të djathtës për të përcaktuar qëndrimin e opozitës për reformën zgjedhore.Kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu gjatë një takimi me drejtuesit e qarqeve dhe degëve në rrethe të PR-së, tha se kjo reformë duhet të jetë prioriteti numër një i opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Mediu: Ne duhe të të ulemi sa më shpejt në mënyrë që të përcaktojmë qartësisht se kush është qëndrimi ynë sa i përket reformës zgjedhore. Ne e kemi kërkuar si elementin më të domosdoshëm dhe hapin e parë më të rëndësishëm, pikërisht identifikimin elektronik të votuesve, votimin elektronik dhe numërimin elektronik. Kjo do të bënte të mundur, ua them me bindje që të kemi proçesin e parë të pakontestueshëm elektoral në Shqipëri.Sipas Mediut sistemi aktual zgjedhor është i korruptuar dhe duhet ndryshuar, ndërsa fushata duhet të financohet nga buxheti i shtetit për të shmangur korrupsionin në qeverisje.Mediu: Është një sistem i korruptuar që korrupton deputetët, jo më nivelet e tjera.Këtu blihet parlamenti. Gjatë takimit Mediu bëri edhe një analizë të qeverisjes aktuale, duke e cilësuar më të keqen dhe më të paaftën në 25 vitet e fundit.