Aksident tragjik, 28 vjeçarja shqiptare humb jetën duke shkuar në punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 11:30
Ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali emigrantja shqiptare 28 vjeçareNgjarja tragjike ka ndodhur në komunën Quarrata në provincën e Pistoias, rreth orës 5 të mëngjesit.Hetimet e para të policisë rrugore italiane konfirmojnë se Rajmonda Lakaj ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte të tipit Ford Fiesta, duke u përplasur më një mur në rrugën “Evropa” të qytezës Quarrata në provincën e Pistoias. Impakti i përplasjes ka qenë mjaft i fuqishëm duke shkaktuar përmbysjen e makinës.28 vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit e sipas familjarëve po udhëtonte drejt vendit të saj të punës.
/Ora News/