Pranga 2 shqiptarëve pas një operacioni treditor, kapen me 30 kg marijuanë

Tre shqiptarë u arrestua nga policia italiane në qytetin e Riminit, pas një operacioni treditor.Në pranga përfunduan shtetasit Erlind Disha 24-vjeç, Devis Hysa 23-vjeç e nënshtetasin italian Davide Roberto 41 vjeç me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit marijuanë.Gjatë arrestimit të 3 personat u kapën në flagrancë ndërsa transportonin 30 kg marijuanë.Italiani Davie Roberto është mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit. Konsiderohet një trafikant ndërkombëtar droge e më vitin 2012 është arrestuar ndërsa transportonte 140 kg marijuanë duke marrë një dënim prej 6 vjet e 6 muaj heqje lirie.Pas 3 ditë hetimesh policia italiane e cila mbante nën mbikqyrje apartamentin ku jetonte shqiptari Devis Hysa ka mundur të ndjek të gjitha lëvizjet e tij e të bie në gjurmët e 2 trafikantëve të tjerë.Të 3 personat u arrestuan në momentin e një takimi të organizuar mes tyre e ndërsa po transportonin nga një makinë në tjetrën thasë të mëdhenj të mbushur me marijuanë.Marijuanë ishte e konfeskionuar në kuti të salduar mirë e të pluhurosura me bar mole për t'i shpëtuar kontrollit të qenëve antidrogë.Sipas policisë italiane kjo sasi marijuane mund të jetë pjesë e një ngarkesë më të madhe droge e mbërritur me shumë gjasa nga Shqipëria.Lënda narkotike e sekuestruar do të vlente në treg rreth 300 mijë euro dhe ishte e destinuar të trafikohej në qytetin e Riminit e rrethinat përreth tij.Në banesat e shqiptarëve u sekuestruan gjithashtu disa gramë kokainë e hashash si dhe para të thata.droga davide robertos davide roberto shqiptaret/Ora News/