Asgjesohen 4 parcela me 1450 bimë kanabis, ishin mbjellë në toka pa pronarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 09:45
Vijon aksioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike në vend. Pas operacionit në Tepelenë, policia e Vlorë ka asgjesuar 4 parcela me rreth 1450 bimë kanabis në fshatin Treblovë.Bimët narkotike u gjetën në vendit të quajtur "Pylli i Moçalit", ku në brendësi të këtij pylli, u konstatuan të mbjella rreth 1200 rrënjë në tokë dhe 250 kubikë në gota plastike, ku lartësia e tyre varionte nga 5 deri në 15 cm.Bimët e kanabisit u asgjesuan me djegie.Nga informacionet paraprake, rezulton se parcelat e kultivuara me bimë narkotike janë mbjellë në toka pa pronarë.Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.