Arrestohen tre policisë të qarkullimit rrugor në Delvinë, ja për çfarë akuzohen
Arrestohen për shpërdorim detyre 3 punonjës të policisë së qarkullimit rrugor në Delvinë.SHÇBA e Vlorës ka vënë në pranga:-N/Komisar Artan Alinani, 47 vjeç, me detyre Specialist Sherbimi dhe Pergjegjes grupi ne seksionin e kontrollit dhe menaxhimit te qarkullimit rrugor ne Komisariatin e Policise Delvine.- Inspektor Osman Tozo, 49 vjeç, me detyre Trupe sherbimi ne Seksionin e kontrollit dhe menaxhimit ne Komisariatin e Policise Delvine.- Inspektor Shkelqim Vrapi, 51 vjeç, me detyre Trupe sherbimi ne seksionin e kontrollit dhe menaxhimit ne Komisariatin e Policise Delvine.Ndalimi i tyre u bë pasi në datë 2 maj 2016, rreth orës 13:00 të mesditës, në një rrugë të qytetit të Delvinës, automjeti i tipit “Mercedes Benz” me targë DL 3134 A në pronesi të shtetasit M.A, por i drejtuar nga shtetasi A.Sh u përplas me automjetin me targa greke YZX 4089.Policia thotë se pavarësisht ngjarjes se ndodhur, shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, N/Komisar Artan Alinani, dyshohet se ka ndryshuar emrin e drejtuesit të automjetit me targë DL 3134 A të perfshire në ngjarje, shtetasit A.Sh, pasi nuk kishte leje drejtimi, me një shtetas tjetër.Më konkretisht, mësohet se “efektivët kanë shoqëruar shoferin e mjetit që ishte pa leje drejtimi dhe kanë lëshuar nga komisariati shoferin pa patentë dhe ndërruar me një të afërmin e tij me patentë”.Në realizimin e këtij akti falsifikimi janë përfshirë edhe efektivët e policisë Inspektor Shkëlqim Vrapi dhe Inspektor Osman Tozo.Punonjësit e policisë akuzohen për veprat “Shperdorimi i detyres, kryer ne bashkepunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer në bashkëpunim”.