Policia përleshet me trafikantët e drogës, plagoset polici dhe një nga të arrestuarit

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit teksa u kapën në flagrancë me 7.2 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.Arrestimi i tyre u bë  në lagjen numër 2 në Roskovec, gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Street".Të arrestuarit janë Agron Xhaxhaj 27 vjeç banues në Roskovec dhe  Ergent Braçe 28 vjeç, banues në Fermë Çlirim.Në njoftimin e policisë thuhet se "gjatë momentit të arrestimit, shtetasi Agron Xhaxhaj ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë  duke u përleshur me të dhe e ka  plagosur lehtë punonjësin me një mjet prerës, i cili ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Fier".Po kështu, mësohet se "edhe punonjësi i policisë gjatë përleshjes ka plagosur lehtë në këmbë me armën e shërbimit shtetasin Agron Xhaxhaj".Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik ".[caption id="attachment_740007" align="alignnone" width="507"]fier droga Droga e sekuestruar[/caption]