Basha lexon emrat: Ja drejtuesit e Policisë të lidhur me Shullazin
Një tjetër akuzë e rëndë që ka bërë kryetari i partisë Demokratike në Opinion është edhe lidhja e zv/ drejtorit të Përgjithshëm të Doganave me krimin por edhe me ngjarjen e fundit të vrasjes së shtetasit Elton Çiça në lokal De Niro në Bllok.Sipas Bashës Qibini është pjesë e bandës së Shullazit në dogana dhe një nga personat që ka dijeni për vrasjen e fundit në ish-Bllok.Basha: E kujt ishte arma që ju gjet viktimës? A ishte armë e një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit?Fevziu: Pra ju po thoni që arma që ju gjetët viktimës… Por Policia këtu deklraroi që nuk është i gjetur asnjë armë viktimësPër herë të parë në Opinion, Lulzim Basha ka përmendur emrat e oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit të cilët sipas Partisë Demokratike janë të përfshirë në krimin e organizuar.Basha:“Këtu kam të paktën 5 zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit….Alban Ahmetaj, të njohur si avokatë, e dinë policët se për çfarë po flasim..Po flasim për lidhjet e Emiliano Shullazit në kupolën e lartë të Policisë së Shtetit. Njerëz të cilët më pas promovohen nga Ministri i Brendshëm pikërisht se janë njerëzit e Emiliano ShullazitUnë kam këtu në këtë material të rëndësishëm i cili për fat të mirë përmban fakte dhe të dhëna që disponohen edhe nga partnerët …Gëzim Zhupa një tjetër lidhje e Shullazit por edhe e organizatave të tjera kriminale.Jeart Çela drejtori i Policisë së Kufirit VlorëErmal Muça, Ëngjëllush Avdyli….Këtu janë emrat e mbi 80 oficerëvë të Policisë së Shtetit të dyshuar për përfshirje në aktivitete në ndihmë të organizatave kriminale, trafikut dhe kultivimit të drogës…."