Humb jetën 20-vjeçarja, ra nga kati i katërt i një pallati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 07:20
Një 20-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Ngjarja e rëndë ka ndodhur, rreth orës 07:05 në rrugën "Zef Jubani", ku shtetesja me iniciale T.M ka rënë nga kati i 4 i një pallati.Përplasja ka rezultuar fatale për 20 vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake të bluve dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.