Tepelenë, asgjesohen 5892 fidanë kanabis

Policia e Tepelenës ka asgjesuar 5892 kubikë me fidanë "Cannabis Sativa". Fidanet e droges varionin deri në 5 cm dhe ishin të kultivuara në tokë dhe në kubikë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve."Sot me dt 05.05.2016 në kufirin midis fshatit Sinanaj dhe Dorëz, të rrethit Tepelenë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së sotme evidentuan dhe asgjesuan 5.892 fidanë të dyshuara Cannabis Sattiva të kultivuara në dy farishte rreth 200 m larg bregut të lumit Vjosë", sqaron policia.Nga grupi hetimor u kryen veprimet proceduriale, u bë asgjesimi i fidaneve dhe prishja e farishteve, si dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorëve.droga ok droge 1 droge 2 droge