Tentoi të vrasë një shtetas pas zënkës për një makinë, ekstradohet i dënuari me 10 vite burg
Një shtetas i dënuar me 10 vite burg u ekstradua nga kryeqyteti grek në drejtim të Tiranës. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin Besnik Rikaj, banues në Vlorë.Gjykata e këtij qyteti e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg më 6 tetor të vitit 2009, duke e akuzuar për “vrasje me dashje, mbetur në tentative”.Ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt të vitit 2008, rreth orës 09.30, ku ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin A.K.Konflikti ndodhi për një makinë që Rikaj i kishte marrë kunatit të viktimës, shtetasit me iniciale G.R, të cilën nuk ia ka kthyer më.Pasi e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës, Besnik Rikaj është larguar dhe “një kalimtar i rastit e ka dërguar në spitalin të dëmtuarin per ndihme mjeksore.. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”.[caption id="attachment_739759" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Besnik Rikaj[/caption]/Ora News/