Mogherini nga foltorja e Kuvendit të Kosovës: Ju nuk duhet të bëheni, ju jeni Europë

Kryediplomatja e BE-së, Frederica Mogherini nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në fjalimin saj drejtuar deputetëve, dha një porosi të fortë. “Ju nuk duhet të bëheni Evropë, ju jeni Evropë”, ka thënë Mogherini.Ajo u shpreh mjaftë e gëzuar që udhëheqësit e pozitës dhe të opozitës janë bërë bashkë në seancë.“Është një përgjegjësi e madhe në shpatullat tona dhe tuaja, por e dimë se Kosova po e sheh këtë moment me pritje të mëdha. Por një demokraci e re dhe e përgjegjshme ka nevojë për të gjitha partitë, për të ndarë vizionin e ecjes përpara të shtetit”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme.“Unë vij nga një shtet që e ka përjetuar luftën e dytë botërore, është dashur një kurajo e madhe për shtetet që kishin luftuar së bashku, është dashur një kurajo e madhe nga ato shtete dhe ata lider që të punojnë për të ardhmen. Themeluesit e BE-së e kanë pasur vizionin e një Evrope të bashkuar që nga fillimi. Kjo është arsyeja që duhet të diskutohet dhe dialogohet. Kosova ka nevojë për kurajën e pajtimit, për vullnetin për ta lënë të kaluarën pas dhe gatishmërinë për ta rritur koncesionin e ri politikë”, ka porositur Mogherini.Ajo tha se të gjithë ne (vendorë dhe ndërkombëtarë) duhet të shikojmë drejt të ardhmes dhe ta ndërtojmë atë coftë edhe me veprime ditore. Për këtë edhe ekziston dialogu, ka thënë Mogherini.“Ka pritje të mëdha në të gjitha nivelet, në asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka pasur diskutime të mëdha por marrëveshje që keni arritur tregon se asociacioni nuk të kaloj kompetencat e saj dhe do të funksionoj brenda kornizave të saj. Asociacioni i komunave do të fuqizojë dhe pasuroj Kosovën duke e lejuar komunitetin serb të integrohet në institucionet e Kosovës”, ka thënë Mogherini duke porositur dhe siguruar deputetët dhe qytetarët që Asociacioni nuk sjell rrezik për shtetin e Kosovës.Në fund, Mogherini ka transmetuar këtë porosi:” Ndryshimet kanë ndodhur dhe po ndodhin. Gjërat nuk ndodhin rastësisht. Jeni ju ato që i realizoni ato, dhe është dëshmuar që ju i realizoni ato. Prandaj, jam shumë e bindur dhe e sigurt se kjo javë festimi është vetëm fillimi i një historie të mirë”. /KosovaPress/