Shkodër, 530 ndërtime pa leje në zonat e mbrojtura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 18:27
530 ndërtime pa leje rezultojnë të evidentuara në zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës dhe tendenca ka qënë në rritje veçanërisht në zonën e Thethit.Shifra jepet nga kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për veriun Agim Dardha i cili thekson se plani i ri që po hartohet do të përcaktojë fatin e një pjese të këtyre ndërtimeve.Lidhur me kërkesat e reja për ndërtim në këto zona, Dardha sqaron se ende nuk ka një hipotekim të pronave, ç'ka për momentin e mban proçesin pezull.Shkodra mbetet një nga zonat më të veçanta sa i përket kompleksitetit të këtyre pasurive natyrore, ku spikat Thethi si park kombëtar, përfshirë edhe pjesën tjetër të Alpeve./Oranews.tv/