Nis faza rehabilituese e amfiteatrit antik, rritet numri i vizitorëve
Pas shpronësimit të familjeve që ndodheshin pranë arenës së amfiteatrit antik të Durrësit, ka nisur faza e dytë, ajo e rehabilitimit, që do t'i japë një pamje më të plotë zonës arkeologjike. Sipas kreut të Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Durrës, trashëgimia kulturore është bërë e vizitueshme në çdo periudhë të vitit, nga turistë kryesisht të huaj.Durrës-Pas shembjes së banesave ngjitur me arenën e amfiteatrit antik të Durrësit, pritet të nisë zbatimi i fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e zonës arkeologjike.Drejtori i kulturës kombëtare në Durrës Ledion Lako shpjegon se me zbatimin e fazës së dytë, amfiteatri do të ketë një pamje më të plotë duke u kthyer në një zonë mjaft atraktive për vizitorët.Krahasuar me një vit më parë, Lako tregon se numri i vizitorëve është rritur me mbi 20%.Muzeu arkeologjik, amfiteatri romak dhe zona e njohur si rotonda, kanë qenë objektet më të vizituara përgjatë këtij viti, ku turistët më të interesuar janë nga shtetet skandinave dhe vendet lindore./Oranews.tv/