Xhaçka: Të ngrihet një Institut Kujtese për gratë e LANÇ
Në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e grave dhe vajzave të cilat në emër të lirisë u bënë shembull frymëzimi në luftën nacionalçlirimtare Gratë e Forumit të Gruas Socialiste zhvilluan një aktivitet përkujtimor.Kryetarja e forumit të gruas Olta Xhaçka theksoi se sakrifica e tyre disa dekada më parë ka bërë që sot gruaja shqiptare të ketë sot vendin që meriton në shoqëri. Gjatë ceremonisë Xhaçka kërkoi ngritjen e një instituti të kujtesës së Luftës së Dytë Botërore që brezat e rinj të njihen me sakrificën e tyre për shqipërinë.Forumi i Gruas Socialiste do ti propozojë Këshillit Bashkiak të Tiranës që një nga rrugët e kryeqytetit emrin e Ramize Gjebreas, partizanes 21 vjecare e cila gjatë gjithë kohës u ushqye me ndjenja antifashiste deri kur u arrestua.