Bankers Petroleum: Rënia e çmimit të naftës sfidë për kompaninë

Rrënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare e ka bërë sfidues tremujorin e parë për kompaninë Bankers Petroleum. Por pavarësisht vështirësive Bankers ka shënuar disa arritje të rëndësishme financiare dhe operacionale gjatë tremujorit të parë të vitit 2016  midis të cilave vlerësohet edhe marrëveshja për shtijen e aksioneve  kompanisë Geo-Jade Petroleum.Bankers Petroleum ka publikuar të dhënat operacionale të tremujorit të parë të viti 2016 edhe pse është vlerësuar  si një periudhë sfiduese  për kompaninë. Për tremujorin e pare të 2016, të ardhurat per kompaninë  ishin 33 milionë dollarë në krahasim me 57 millionë dollarë që ishin në tremujorin e 4 të 2015 dhe 72 Millionë Dollarë  në tremujorin e pare të 2015. Sipas presidentit dhe Shefit Ekzekutiv, David French kompania Bankers ka operuar në në tregje të paqëndrueshme dhe konkuruese të naftës së rëndë por pavarësisht kësaj  është arritur të mbahet  një biznes me bazë të fortë.Ndërkohë që vlëerësohet se blerja e propozuar nga Geo-Jade Petroleum sjell mundësinë që aksionerët  të garantojnë vlerë në një nivel të rëndësishëm në kushtet e tregut aktual.Transaksioni pritet të mbyllet para 30 Qershorit 2016.Rënia e çmimit të hidrokarburve ka bërë që prodhimi edhe për muajt e ardhshëm të jetë i ulët pasi, kompania është e fokusuar në optimizimin e niveleve aktuale të prodhimit dhe është duke monitoruar kthimin ekonomik të të gjitha puseve në përputhje me mjedisin e tanishëm të çmimive të naftës.