Gra të izoluara, katergoria që duhet përfshirë në programe punësimi

Në strehëzat për gratë dhe vajzat e dhunuara, kapacitetet akomoduese janë më të pakta se sa kërkesat dhe nevojat e kësaj kategorie në vend. Referuar rasteve të trajtuara në këto strehëza, ekspertët thonë se kategoria më problematiket ku duhet të punohet fort janë gratë e izoluara pasi bashkëshorti ka shkëputur marrëdhëniet e gruas me gjithçka përreth.  Pavarësisht përpjekjeve që po bën Qeveria për të rritur rolin e gruas në shoqëri, mekanizmat dhe strategjitë nuk kanë qenë efikase.Pjesa më e konsiderueshme e grave që kërkojnë një strehëz të sigurtë janë gratë e izoluara.Sipas ekspertëve, bashkëshorti dhunues përpara agresionit ka shkëputur kontaktet me familjarët e saj dhe më pas ka ushtruar dhunë sistematike.Numri i shtretërve në strehëzën për gra dhe vajza të dhunuara në Tiranë shkon në 10 dhe është e  pamundur për të përballuar kërkesat dhe nevojat që ka kjo kategori.Edlira Haxhiymeri që drejton këtë strehëz tha se fenomeni i dhunës është i përhapur në zonat urbane, në Tiranë.Edlira Haxhiymeri: Bashkëshortët i izolojnë gratë nga të gjitha llojet e marrëdhënieve përpara se të fillojnë me abuzimin ekstrem te tyre. Kjo është kategoria që ka më shumë nevojë për mbështetje me të cilën punohet edhe më shumë. I strehojmë viktimat e dhunës për një periudhë jo më të gjatë se 6 muaj.Përgatitja psiko-sociale për tu përballur në tregun e punës është sfidë për gratë e izoluara dhe të dhunuara sistematikisht.Edlira Haxhiymeri: Për momentin dominon zona e Tiranës, pasi popullata është më e madhe por edhe shkalla e ndërgjegjësimit është më e lartë.Edhe pse vendi ynë, ka strategji dhe ligje në mbrojtje të grave të dhunuara, zbatimi i tyre në praktike lë për të dëshiruar.Blendi Klosi: Kemi strategji, kemi gjëra në letër po jemi shumë larg zbatimit. E kemi shumë të vështirë si shoqëri që të reagojmë me transparencë me guxim për të pasur mundësinë që të njoftojmë rastet e dhunës në familje.Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, garantoi projekte konkrete dhe programe të veçanta për punësimin e grave të dhunuara apo atyre që përballen me vështirësi ekonomike./Oranews.tv/