Këngëtarja serbe vjedh “Bonbonin” e Era Istrefit (VIDEO)

Këngëtarja serbe Ana Petroviç, ka nxjerrë këngën e saj të fundit, e cila është përpunim i “Bon- Bon” i këngëtares shqiptare Era Istrefi. Mediat serbe shkruajnë se ky version i saj, nuk tingëllon edhe aq bukur sa kënga origjinale.“Edhe kjo ndodhi: Këngëtarja serbe e përpunon hitin shqiptar dhe nuk tingëllon edhe aq mirë”, shkruan B92.Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, tashmë ka marrë famë botërore me këngën “Bon Bon”, ku shumë të rinj kanë krijuar versione të kësaj kënge.Më tej ata shkruajnë se nuk është i panjohur fakti që këngëtarët serbe përpunojnë këngët greke dhe bullgare, por që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që këngëtaret të përpunojnë  këngët shqiptare.