Tabaku-Ramës: Je mësuar ti të ofendosh femrat. Kryeministri: Mos më fol me "Ti"
Replika në kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku për rënien e nivelit ekonomik në vend.Kryeministri iu drejtua me fjalët: "Për sa i përket raporteve, zonjë apo zonjushë se nuk jam i qartë për statusin, të kërkoj ndjesë për këtë...”.Më pas replikoi deputetja Tabaku, e cila tha se Edi Rama është mësuar të ofendojë femratJorida Tabaku “Nuk harroj që të mendoj se ca diskutimi banal bëhet në këtë parlament, është e martuar apo jo. Rama është mësuar që të ofendojë femrat. Preferoj që në këtë parlament të diskutojmë idetë dhe jo të ofendojmë njëri-tjetri. Ndoshta ju jeni mësuar që të ofendoni, por ne të PD jo”,Rama e ka marrë sërish fjalën duke i kërkuar ndjesë për titullin ‘zonjushë’ dhe i kërkoi që të mos i drejtohej me ‘ti’.Edi Rama: “Shumë e nderuar deputete, unë ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat zonja deputete. Nuk e di se në cilin libër të edukatës, ju e keni mësuar që të më drejtoheni me ti. Ne nuk njihemi. Ju me ti nuk më drejtohesh dot Dakord!”