Ekspertët skeptikë për efektet në ekonominë reale

Një ditë pas uljes së normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë, e 16 që prej shtatorit 2011, ekspertët janë skeptikë për efektet e politikës montare te ekonomia reale. Sipas tyre, nxitja e kreditimit dhe konsumit nuk varet më nga instrumentat e Bankës Qendrore, por nga qeveria, e cila duhet të vijojë reformat strukturore dhe të përmirësojë klimen e biznesit, në kushtet kur e ka të pamundur uljen e taksave nga marrëveshja me FMN-në.Ekspertët e shohin me skepticizëm efektin që do të ketë në treg ulja e vazhdueshme e normës bazë të interesit për lekun në drejtim të gjallërimit të kredisë dhe konsumit. Sipas tyre, topi është në fushën e qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit, pasi problem nuk janë bankat që nuk japin kredi, por qytetarët dhe bizneset që nuk kërkojnë hua.Civici: Politika monetare po shkon drejt ezaurimit të efektit të saj dhe ngelet shumë për të bërë në ekonominë reale, pra në reformën strukturore dhe në përmirësimin e klimës së biznesi. Aq më tepër që në kuadër të stimulit fiskal i kemi shteruar mundësitë. Meka: Nxitja e kërkesës për hua nuk vjen vetëm nga çmimi i huasë pra që është njëri nga shumë elementët, por vjen edhe nga faktorë të tjerë që lidhen me klimën e të bërit biznes në Shqipëri.Vendimi i një dite më parë i Bankës së Shqipërisë për të ulur sërish koston e lekut është për ekspertët treguesi i qartë që ekonomia nuk po ecën me ritmet e pritshme, gjë që çoi edhe në rishikimin në ulje nga Banka e Shqipërisë të parashikimit për rritjen ekonomike, në 3% nga 3.4% që ishte planifikimi fillestar.Civici: Rishikimi në uljë nënkupton që ato faktorë që duhet ta dinamizojnë ekonominë shqiptare dhe konsumin e saj nuk janë në efektin e tyre të plotë, edhe biznesi vazhdon që të deklarojë që punon nën kapacitet një pjesë e konsiderueshme e tij . Megjithëse ekonomi shqiptare nga sistemi bankar të paktën gjatë 2015 është furnizuar me rreth 1 mld euro kredi.Meka: Probabiliteti që të arrihet ajo rritje e pritshme janë shumë të ulëta, prandaj BSH duket sikur reagon në mënyrë të fortë dhe të shpejtë. Banka e Shqipërisë vendosi dje të ulë në minimumin e ri historik të 1.25% normën bazë të intersit për lekun. Kjo është ulja e 16 që ndërmerret që prej shtatorit të vitit 2011, me objektivin e qartë nxitjen e konsumit dhe kreditimit, dy tregues që mbeten ende sot problematikë./Oranews.tv/