Basha: Reforma e drejtësisë jo në letër, hetim zyrtarëvë të korruptuar
Në Bruksel u zhvillua Samiti i Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, ku ka marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në këtë takim u vu theksi në garantimin e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme , si kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.Kreu i PD-së, Basha u ndal në nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, duke shigjetuar qeverinë dhe kryeministrin Rama. Basha deklaroi se është e rëndësishme që të zbatohet reforma në drejtësi, por ajo nuk duhet të jetë një reformë në letër, por të krijohen strukturat që të hetojnë ministrat dhe zyrtarët e korruptuar dhe t’i çojnë para drejtësisë.Zoti Basha ka kërkuar dhe marrë mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, drejtuesve të grupit të saj parlamentarë në Parlamentin Europian për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.