Shfaqen dhe nostalgjikët e ish-diktatorit Hoxha

Dita kushtuar dëshmorëve të atdheut është shoqëruar me incidente në qytetin e Beratit mes policisë bashkiake dhe komunistëve të cilët nuk janë lejuar të vendosin lule në varrezat ku kryheshin homazhe.Kryetari i Partisë së Punës Aleko Boçi: Një polic, vjen nga mbrapa si hienë dhe e zhvat fotografinë.Në Fier zhvilluan homazhe përfaqësues vendor dhe deputet të zonës, mes të cilëve dhe Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz RuÇi, i cili shprehu keqardhje për mungesën e opozitës. Ruci përfitoi t'i bënte thirrje opozitës për reformën në drejtësi.Ruçi: Është vonë për Shqipërinë për një reformë kaq të rëndësishme. Është vonë për Shqipërinë. Ky është një kusht për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Muaji me të cilën jemi do të jetë vendimtar për miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi.Në Lushnjë, ministrja Gjermeni e cilësoi 5 Majin, ditë reflektimi për brezin e ri, që të edukohet me vlerat e atdhe-dashurisë.Gjermeni: Atdhedashuria dhe ëndrra e tyre për një Shqipëri sovrane, na dhanë mundësinë për të jetuar të lirë dhe mbetet detyrë e jona për t’i shërbyer zhvillimit dhe prosperitetit të Shqipërisë.Në Lezhë, për ditën e dëshmorëve u bënë bashkë drejtues vendor të majtë dhe të djathtë, por nuk munguan as nostalgjiket e Enver Hoxhes. Këta të fundit teksa nderuan me grusht, vendosen kurora me lule në emër të Partisë Komuniste dhe asaj të Punës në memorialin kushtuar Dëshmorëve.Komunist: Udhëheqësi legjendar i ushtrisë Antifashiste Nacionale Çlirimtare, shoku Enver Hoxha, ngriti gjithë popullin shqiptar në këmbë për të çliruar atdheun.Në Kukës, gjatë ceremonisë përkujtimore të të rënëve në luftën antifashiste, ra në sy gjendja e rënduar e Varrezave të Dëshmorëve, ku shumë pllaka ishin thyer, apo dëmtuar nga koha. pushteti vendor nuk ka mundur t'i sistemojë për mungesë fondesh.deshmoret/Ora News/