”Rolling Stones” refuzojnë këngët e tyre për fushatën e Trumpit

Grupi legjendar britanik i rokut ”Rolling Stone” ka shfaqur, pas disa muzikantëve të tjerë, refuzimin që kandidati për presidencialet amerikane në kampin republikan, Donald Trump, të mund të përdorë këngët e tyre në fushatën e tij elektorale.“Rolling Stone’ nuk kanë autorizuar në fushatën e Donald Trump përdorimin e këngëve të tyre, duke kërkuar ndërprerje të menjëhershme”, bëri të ditur një deklaratë e grupit.Trump përdor kryesisht në takimet elektorale këngët “You Can’t Always Get What You Want” dhe “Start Me Up”.Disa muzikantë të tjerë kanë shfaqur ankesë për përdorim të paautorizuar nga ana e miliarderit të këngëve të tyre duke kërkuar që të mos bëhet një rast i përsëritur, veçanërisht Neil Young, R.E.M dhe Adele, ndërsa shtëpia diskografike “Everlast” kërkoi muajin e kaluar pezullimin e përdorimit të këngës “Jump Around”, të ish-grupit të rrepit “House of Pain”./ /v.b/  a.jor.Marre nga /ATA/