Mogherini në Kosovë e veshur kuq e zi (Foto)

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi , Dimitris Avramopulos, kanë filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.Mogherini duket se ka përshtatur ngjyrave që duan qytetarët e Kosovës, duke u veshur kuq e zi. Ajo bashkë me Avramopulos dhe kryeministrin Mustafa së shpejti do të dalin në një konferencë për media.Mogherini dhe Avramopulos do të takohen edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.Kurse, në ora 16:15, Mogherini me një fjalim do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/1 2 3 4