Rama: Ta votojmë të hënën reformën në drejtësi, Berisha flet për ekonominë dhe e quan "Zhgarravicë"

Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha replikuan sot në Kuvend. Opozita kishte përqëndruar debatin e sotëm parlamentar në rënien ekonimike duke e akuzuar qeverinë për varfërimin e shqiptarëve, pa përmendur asnjë fjalë për reformën në drejtësi.Ndërkohë kryeministri Edi Rama akuzoi qeverinë e kaluar se la vendin në borxhe dhe rrugët rrugëve. Sa i takon reformës në drejtësi Rama tha se maxhoranca është gati ta votojë që të hënën. Por a është gati opozita ta votojë? Berisha nuk dha asnjë përgjigje edhe pse mbajti një fjalim të gjatë në foltoren e Kuvendit.Nuk munguan as ofendimet. Berisha e quajti Ramën "analfabet" ne ekonomi,   "zhgarravine". Rama tha "është në rrëshqitje të vazhdueshe"Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se është ajo që po vonon reformën në drejtësi dhe i ftoi të hënën për të votuar. Gjithashtu me opozitën pati debate dhe sa i takon zhvillimit ekonomik.Rama tha se është e pabesueshme sipas tij që opozita të merren me çdo kompani dhe sipërmarrje që punon në Shqipëri, duke ngritur sipas tij akuzat nga më të habitshmet, për çdo projekt, vendim apo nisëm. Në replikë Berisha i dha një këshillë të mos lexonte ata që nuk dinte dhe e quajti 'zhgarravice" ndërsa deputetet e maxhorancës "tendermenë"Edi Rama "Reforma në drejtësi është projekt tërësisht i përbashkët i Shqipërisë SHBA-së e BE-së dhe në këtë pikë Shqipëria nuk bën përjashtim nga asnjë prej vëndeve që i janë bashkuar familjeve të BE-së. Sa i takon reformimit të sistemit të drejtësisë projekti ka qenë i përbashkët. Ardhja e ambasadorëve për të takuar grupet parlamentare nuk e di nëse ka ndodh, ndodh në grupin tuaj pasi në grupin e PS- dhe LSI nuk vijnë as për të sheshuar gjë sepse PS dhe LSI janë shprehur shumë qartë dhe kanë qenë të gatshmë të votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese që dje, ju nuk keni qenë të gatshëm.Ju nuk jeni të gatshëm të votoni, ne dje kemi qenë të gatshëm të votojmë. Ju thoni jemi gati por ta shikojmë.. çfarë të shikoni. Ju e thatë vetë shikoni një ëndërr që shqiptarët të marrin armët e tju mbrojnë  ju nga refiorma në drejtësinë fjalë jeni të gjithë robotë rapsodikë të një partie që ka ikur për atje ku nuk thuhet.... Po patët mundësi të hënën hajde të votojmë reformën nëd rejtës që të paktën në këtë pikë të mos ju dalë fare boja, sepse është më e rëndësishme për ecurinë e përbashkët të vendit tonë dhe integrimin në BEBerisha:  Këshilla ime mos lexo asgjë që nuk kupton para të tjerëve sepse del byk. Dhe këtë nuk mund ta pranojë është Edi Rama sepse ai nuk di të flasë për gjë tjetër veç për zhgarravinat që nuk ia hedh kush sytë. Natyrisht kur je tabula rasa në këto koncepte je ashtu sic fole analfabet.Mësoje mirë o zhgarravicë, se rruga është element kryesor i zhvillimit. Investimi në rrugë , pesëfishon veten. Deri tani ke firmosur vetëm për një HEC . Ke firmosur Bocemin më thonë por kanionet e Vjosës mos i prek. Pa investime nuk ka zhvillim. Ju jeni tendermenëRama"Kisha kohë që nuk rrija për të dëgjuar Saliun se është e njëjta këngë, por sot qëndrova për një arsye. Kisha interes të fliste për reformën në drejtësi. Nuk tha asnjë fjalë për reformën në drejtësi. Por bëri një torolisje të gjatë me një lum fjalësh me të cilin nuk ia vlen të merresh vecse të vësh theksin në disa të rëndësishme që ne bëjmë. Mu duk si anti Samiu.  I ka mbetur ora aty ku shqiptarët e morën me 1 milionë shuplaka dhe e nxorrën nga zyra. Taulant rri më i përmbajtur mos e merr seriozisht. Saliu nuk duhet dërguar në prokurori por në Urgjencë, pasi është në një fazë rrëshqitjeje të pandalshme.Le 102 rrugë rrugëve, dhe kompanitë e përfshira në këto ndërtime të bllokuar nga bankat dhe qeveria në borxh 280 milionë dollarë ndaj tyre për të paguar cka kishin bërë në atë moment.  Ne lejohemi të flasim me ti por ka një dallim. Ai më thotë unë jam kryekriminel, unë e konsideroj në rrëshqitje të vazhdueshme"Nuk hyj në garë kush është rrugëve, ti je rrugëve, ti je kompetent dhe i di të gjithë punët e rrugëve prandaj dhe sot je i pari dhe i fundit ish burrë shteti , ta jap me garanci në botë që po ndërton mbretërinë e shpifjes virtuale. ....Ti e shpella ke një raport intim dhe unë e kuptoj"