Bushati: Opozita teatër politik me Komisionet Hetimore; Ristani: S'vinë dëshmitarët
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur edhe sot me deklarata lidhur me ecurinë e Komisionit Hetimor të Serverit të Tatimeve.Nga jashtë Kuvendit, i pari para mediave doli deputeti socialist Ervin Bushati, i cili mohoi akuzat e Ristanit për mos paraqitjen e dëshmitarëve.Bushati tha se opozita po i kthen në një shfaqe teatrale Komisionet për t’iu shmangur detyrimeve të saj poltike për reformën në drejtësi.Ervin Bushati: Komisionet Hetimore opozita, ose më saktë Qeveria e vjetër i ngre që ti ketë si teatër politik sepse në fakt degjenerojnë në një komedi opozitare për shkak se opozita nuk ruan seriozitetin dhe marrim shkas nga deklarata dje e kryetarit të Komsionit për Serverin e Tatimeve ku thotë që nuk janë paraqitur dëshmitarët, e cila nuk është e vërtetë. Ne e dimë sepse ishim si mazhorancë me datë 26 të muajit të kaluar ishim të pranishëm me dëshmitarët gati për të filluar dhe opozita e cila ka kërkuar Komisionin nuk u shfaq për shkak të një bojkoti që kishte vendosur në mbështetje, pas thirrjes për armatimin e popullatës. Një bojkot i cili ishte i paarsyeshëm, gjithashtu ne ishim prezent atë ditë dhe nuk po kuptojmë pse opozita nuk po kërkon të mbyllë një Komision i cili është ngritur për herë të tretë dhe kjo e gjitha e kthen atë në një komedi opozitare. Komedia opozitare vazhdon ndonëse kemi tre herë që mblidhemi për të njëjtin Komision, ndonëse Prokuroria e ka mbyllur këtë çështje, ndonëse të gjithë dëshmitarët kanë ardhur dhe janë përgjigjur. Me sa duket të gjitha këto janë sebepe për t’iu shmangur të vërtetës, axhendës parlamentare dhe komedia opozitare mendon se me këto sebepe mund ti shmanget një axhende politike që ka kryefjalë të saj reformën në drejtësi. Dëshmitarët kanë ardhur, nuk është paraqitur opozita për ti marrë në pyetje, gjithashtu nuk janë njoftuar për të qenë ditën e djeshme. Ndërkohë që ne kishim si rend dite dhe diskutuam për përfundimin e Komisionit Hetimor për herë të tretë me datë 11 sepse dhe këtë herë nuk ka pasur asgjë në thelb nga kërkesat e asaj që mendonte se do të nxirrte qeverisja e vjetër që sot kërkon Komisione Hetimore pa fund thjesht për t’iu shmangur detyrimeve të saj politike dhe asaj që është paradigma kryesore e politikës, reformës në drejtësi.Por fill pas tij, deputeti Arben Ristani, njëherësh dhe kryetar i këtij Komisioni, tha se dëshmitarët që kanë bërë kopjimin e të dhënave të serverit të tatimeve nuk janë paraqitur në Komision dhe se ka vështirësi në gjetjen e adresave të tyre.Sipas Ristani, punimet e Komisionit po zvarriten nga ata që nuk kanë interes të zbardhet e vërteta.Arben Ristani: Dëshmitarët e tjerë, ata që kanë bërë kopjimin e të dhënave tek Serveri i Tatimeve nuk na janë paraqitur në Komision, ka qenë e vështirë për të gjetur adresat e tyre sepse administrata e Kuvendit nuk na i siguron adresat. I kemi dërguar policisë së shtetit kërkesë për të siguruar adresat. këta janë njerëz që punojnë në zyrat e këtij shteti, të kësaj mazhorance dhe Komisioni është në vështirësi për të gjetur adresat e tyre dhe për ti thirrur dhe prandaj puna nuk po ecën ashtu si duhet. Të jeni të bindur se shkaktari kryesor i gjithë kësaj situate janë ata që kanë interesa për të mos dalë e vërteta në shesh dhe për tu ruajtur ajo gjëmë që po i bëjnë në mënyrë permanente ekonomisë shqiptare, bizneseve që po mbyllen.Dhe një nga shkaqet që po mbyllen është dhe presioni ndaj bizneseve si pasojë e të dhënave që janë vjedhur nga serveri i tatimeve.Nisur dhe nga përvoja e drejtimit të një tjetër Komisioni Hetimor, ai për lëvizjet në polici, Ristani tha se ka pasur dhe vazhdon të ketë produktivitet të tyre. Ristani tha se Komisioni i Serverit të Tatimeve do të vijojë punën për aq kohë sa të nëvojitet për të përmbyllur hetimet.Arben Ristani: Komisionet nuk janë fiktive, janë produktive.Është Komisioni i dytë që drejtoj, ai për lëvizjen në policinë e shtetit ka qenë goxha produktiv, ju ka nxjerrë të gjitha të palarat për mënyrën sesi i kanë bërë lëvizjet në policinë e shtetit. Edhe ky Komision ka nxjerrë disa të vërteta të mëdha, ka nxjerrë një batutë qesharake nga ish-Ministri i Financave që thotë që nuk veprojmë gjithmonë me letra dhe sipas ligjit por veprojmë dhe sipas qejfit, ka nxjerrë se grupi i auditimit është vendosur në kundërshtim me ligjin, ka nxjerrë se serveri i tatimeve është kopjuar dhe marrë që aty. Nuk ka mbaruar, por rezultatet që tani kanë nxjerrë shkaktarët e vërtetë. Ne do kërkojmë aq kohë sa të na duhet për të mbaruar hetimet. Nuk ka një kohë përfundimtare sipas ligjit. Sa kohë të na duhet për të mbaruar hetimet do kërkojmë kohë sepse duhet që këto hetime të shkojnë në fund dhe shqiptarët të marrin vesh të vërtetën.