Policia italiane sekuestron 80 milionë euro asete të Camorras

Policia italiane u ka sekuestruar 80 milionë euro asete katër sipërmarrësve në romë, të përfituara nëpërmjet trafiqeve të drejtuara nga organizata mafioze napolitane Camorra.Tre sipërmarrësit, Luigi, Antonio dhe  Salvatore Righi u arrestuan në janar të 2014 në kuadër të operacionit të koduar "Margarita", i cili çoi në arrestimin e 20 personave dhe sekuestrimin e disa lokaleve në qendër të kryeqytetit italian. Mes tyre bare, restorante dhe piceri ne qendrën historike të Romës.Në total bëhet fjalë për 28 subjekte tregtare, 41 pasuri të patundshme, 385 transaksione financiare bankare, 76 automjete, 77 kompani menaxhuse të pasurive dhe 300 mijë euro kesh të sekuestruara gjatë operacionit.Sipas  hetimeve të kryera nga karabinierët ka rezultuar se 3 vëllezërit sipërmarrës  pastronin rregullisht paratë e fituara nga “Camorra” përmes trafikut të drogës, në veçanti për llogari të klanit “Contini”.Hetimet, të drejtuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, kanë treguar se perandoria ekonomike konsistonte në menaxhimin e restoranteve e picerive në rrugët kryesore të qendrës historike të Romës me një numër biznesesh shumë më të madh krahasuar me pasurinë që ata kishin deklaruar./Ora News/