Mbi 200 shqiptarë dhe kosovarë kërkuan azil në Itali në fillim të 2016
Ministria e Brendshme italiane ka publikuar të dhënat e azilkërkuesve në Itali përgjatë 3 mujorit të parë të vitit 2016. Mes numrit të lartë të kërkesave të emigrantëve që kanë kërkuar të drejtë azili në Itali nuk kanë munguar gjatë këtij tremujori dhe kërkesat e prezantuara nga shtetas me kombësi shqiptare e kosovare.Në muajin janar të 2016 janë 19 nënshtetas shqiptarë e 38 kosovarë që kanë kërkuar të drejtë azili në shtetin italian. Nga 7505 kërkesa për azil, të marra në shqyrtim gjatë muajit janar, vetëm 3% prej tyre i është njohur e drejta e statusit të refugjatit nga Ministria e Brendshme atje. Për 11 % prej tyre është njohur e drejta e mbrojtjes së përkohshme, 21% kanë fituar të drejtën e mbrojtjes humanitare dhe 66% i është mohuar e drejta e azilkërkimit.Në muajin shkurt 2016, janë 33 nënshtetas shqiptarë e 30 kosovarë që kanë kërkuar të drejtë azili në Itali. Në grafikun e variacioneve që kanë pësuar kërkesat e azilkërkuesve në përqindje nga muaji janar 2016 në shkurt 2016, emigrantët me nënshtetësi shqiptare renditen në vendin e 2 me një rritje prej 74% e pas atyre me kombësi nga Eritrea me 179%.Në majin mars 2016 sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane janë 41 nënshtetas shqiptarë e 53 kosovarë që kanë kërkuar të drejtë azili në Itali. Në grafikun e shtrirjes së kërkesave të emigrantëve sipas kombësive, emigrantët nga Kosova renditen përgjatë muajit mars në vend të katërt me një rritje në krahasim me një muaj më parë me 77%, ndërsa emigrantët me kombësi shqiptare në vendin e 7, me 24% më shumë në krahasim me një muaj më parë.Ministria e Brendshme italiane ka informuar se përgjatë 3 mujorit të parë të vitit 2016 në vendin e parë të azilkërkuesve në Itali janë emigrantët nga Pakistani me rreth 4161 kërkesa, ndjekur nga ata me kombësi nigeriane me 3621 kërkesa.Azilkërkuesit në Itali me origjinë siriane përgjatë muajit janar e shkurt 2016 kanë qenë të pakët në numër, shumë më pak se ata me origjinë shqiptare e kosovare. Vetëm në mars të 2016 numri i azilkërkuesve sirianë në Itali shkon në 87./Ora News/