"Bosi shqiptar" i grabitjeve bën ‘party’ në qeli për ditëlindje, i poston në facebook
Një shqiptar në burgjet italiane ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të festës në burg.Rasti ka ndodhur në burgun Montorio dhe shtetasi Emanuel Demaj, i cilësuar si “bos shqiptar” nga mediat italiane, duket se gjen kohë për dëfrim edhe në burg.Në dy tavolina, ai ka zhvilluar “party” brenda ambienteve të qelisë, duke bërë edhe selfie kolektive me rastin e ditëlindjes.Shqiptari konsiderohet si udhëheqësi i një bande hajdutësh. Megjithëse interneti dhe telefonat janë të ndaluar në burg, Demaj i ka thyer me sa duket rregullat e sigurisë e madje, ai flet normalisht edhe me vëllain e tij Erionin, i cili ndodhet në burgun e Lionit në Francë.Që prej një viti, në Itali është prezantuar sistemi i hapur në burg, ku të burgosurit 8 orë në ditë mund të jenë të bashku në korridore dhe kontrollit është i vështirë.“Buzëqeshja tallëse që shfaq në fotografi, është një sfidë ndaj drejtësisë italiane, një shuplakë ndaj sistemit të burgjeve, një pështymje në fytyrë të gjykatësit që do ta dënojë”, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari rrezikon të dënohet me 16 vite burg.[caption id="attachment_739441" align="alignnone" width="594"]
Ne foto: Emanuel Demaj,[/caption]/Ora News/