Trump shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, tërhiqet kundërshtari i fundit

Ishte menduar si shpresa e fundit për të mposhtur Donald Trump pas tërheqjes se Ted Cruz. Por nuk kanë kaluar disa orë dhe John Kasich është larguar gjithashtu nga gara, duke lënë si kandidat të vetëm për president të republikaneve miliarderin e kritikuar të Nju Jorkut.“Unë gjithmonë kam thënë se Zoti ka një qëllim për mua ashtu siç ka për të gjithë. Duke lënë fushatën, sot kam rinovuar besimin, besim më të thellë se Zoti do të më tregojë rrugën përpara dhe do të përmbushë qëllimin e jetës sime", deklaroi guvernatori i Ohios para turmës së mbështetësve në Columbus.Deri tani Kasich kishte korrur vetëm një fitore dhe atë në shtëpinë e tij, por kishte shpresuar në një lobing të fuqishëm në konventën e republikanëve në muajin korrik.Kasic dhe Cruz nuk arritën të kenë sukses me planin për të frenuar Trump duke bashkuar votat e tyre, dhe fitorja në Indiana vulosi dështimin e tyre dhe të kundërtën për Trump. Kryesues deri tani, tashmë Trump është kandidati i Republikanëve në garën e madhe presidenciale amerikane, ku me shumë gjasa do të këtë përballë demokratët Hilari Klinton, e cila edhe pse humbi primaret në Indiana, kryeson garën e të majtëve.Manjati i pasurive të paluajtshme nuk është shumë i dashur në partinë e tij, është shumë i kritikuar nga të dyja krahët brenda vendit të tij dhe nga ndërkombëtarët për politikat  ekstreme, gjithmonë mediatik dhe deri diku i ironizuar prej tyre në fillimet e tij kur të gjithë e morën si shaka ambicien presidenciale, autor dhe drejtues i të gjithë fushatës së vet 'nën moton mendoj ç‘të dua dhe them atë që mendoj', Donald trump ka frikësuar rivalët demokratë, Kinën, Meksikën dhe shumë vende të tjera.Trump ka thënë se nëse do të bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndërtojë një mur me Meksikën, nuk do të lejojë emigrantët në vend dhe as myslimanët si dhe do të anulojë të gjitha marrëveshjet tregtare me Kinën./Ora News/