Berisha akuza Tahirit: Pengoi ekstradimin e Arben Frrokut, ministri: Policia bëri detyrën
Berisha: Më 6 mars të erdhi njoftimi në Interpol. Ai është arrestuar në 6 mars dhe është nisur kërkesa këtu. Iku marsi iku prilli jut ë gjallë nuk bëhi dot. Përkundrazi informacionet janë se ju dërguat gjurmë të prishura.Ashtu si në rrjetet sociale ish kryeministri Berisha ka akzuar ministrin Tahiri dhe kruen e qeverisë se qëllimisht kanë penguar procedurat për ekstradimin e Arben Frrokut.Më herët ministri i Brendshëm Saimi Tahiri i pyetur nga mediat deklaroi Policia e Shtetit ishte respektuar me përpikmëri të gjitha procedurat për ekstradimin e Arben Frrokut. Sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët ndërkombëtare që janë vënë në lëvizje prej ministrit pikërisht për të gjetur nëse Policia e Shtetit ka vepruar apo jo konform procedurave në momentin që Frroku ishte ndaluar në Holandë.Tahiri: Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të gjithave veprimeve të policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar policia e shtetit. Dje është bërë raporti dhe i është dorëzuar të gjithë partnerëve dhe policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit.Arben Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së ish-shefit të komisariatit të policisë Dritan Lamaj. I pyetur për Reformën në Drejtësi, Tahiri tha se nuk dihet bërë më asnjë vonesë për ta miratuar në Kuvend.Tahiri: Vepra e atyre që dhanë jetën për të bërë Shqipërinë kjo që është sot është këmbana më e madhe e kujtesës për ne që sot jemi gjallë dhe kemi detyrën për të vazhduar veprën e tyre. Është këmbana më e madhe dhe thirrja më e fortë për të votuar reformën në drejtësi që është e vetmja mënyrë pa pushkë dhe pa armë për të vazhduar siç duhet atë që nisën ata që dhanë jetën për të bërë Shqipërinë më të drejtë.Një ditë më parë selia blu hodhi akuza në adresë të kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri se qëlimisht kanë urdhëruar prishjen e shenjave të gishtërinjte të Arben Frrokut, çka sipas PD e ka ndihmuar atë në largimin nga Shqipëria por edhe për vonesat e krijuara për identifikumin e tij nga policia holandeze./Oranews.tv/