Kush është xhihadisti shqiptar që jeton në periferi të Tiranës? U plagos në Alepo
Tri vite më parë, Alberti dhe Jasini (emri i dytë jo i vërtetë), njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova shkuan për të luftuar përkrah xhihadistëve në Siri. Tani, ata janë kthyer. Teksa të enjten u mor masa me më shumë se 100 vite burg për 9 të arrestuar për dërgimin e militantëve atje, agjencia prestigjioze e lajmeve AFP, ka zhvilluar një takim me dy ish-luftëtarë shqiptarë në Siri.30 vjeçari nga Jasini, i cili nuk dëshiron të identifikohet për shkak të pasojave, ka hapur një thertore hallall në periferi të Tiranës.Ai thotë se është plagosur në vitin 2014 në Sirinë Veriore, pikërisht në Alepo. Babai i tre fëmijëve rrëfen për AFP-në se shkoi atje për të ndihmuar popullin sirian dhe shpreson që Allahu të njohë sakrificën e tij, edhe pse nuk vdiq si dëshmor.Rasti tjetër është ai i Albert Berishës nga Kosova. 29 vjeçari është diplomuar për shkenca politike dhe ka kryer një master në Universitetin e Tiranës.Ai thotë se mori një “vendim emocional” për t’u larguar në Lindjen e Mesme, duke parë në televizor dhe rrjetet sociale atë çfarë po ndodhte në Siri. Muajin e kaluar, ai u dënua me 3.5 vite burg nga autoritetet në Kosovë.Sipas AFP-së, rreth 300 kosovarë dhe 120 shqiptarë kanë shkuar për të bërë xhihad në Siri.Rreth 30 luftëtarët janë kthyer në Shqipëri dhe 120 në Kosovë, sipas vlerësimeve të qeverive,/Ora News/