Shkarkohen dy zyrtarë të zyrës së pronave në Lushnjë, kallëzohen

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra dy punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lushnjë për shkak të shkeljes së rëndë në kryerjen e detyrës.“Pas denoncimit të ardhur në media nga ana e një qytetari, u kryen verifikimet e nevojshme lidhur me pretendimet e bëra publike. Në përfundim, u konstatuan shkelje shumë të rënda në ushtrimin e detyrës nga ana e punonjësve D.LL dhe S.K, lidhur me regjistrimin e një pasurie në zonën e Ardenicës”, sqaron Ministria.Menjëherë për punonjësit D.LL dhe S.K është dhënë masa e shkarkimit nga detyra si dhe rasti është kallëzuar në prokurori.  “Ministri i Drejtësisë falenderon qytetarin për denoncimin e këtij rasti si dhe e fton publikun për të bërë prezent çdo konstatim për shkelje të ligjit nga ana e institucioneve publike në varësi të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet më tej. /Ora News/