Shqiptari kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë, tentoi të ikte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2016, 11:21
Një 22 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane mëngjesin e sotëm nën akuzën për tentativë vjedhjeje dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta.Arrestimi i tij u bë në Gravina të Puglias. Një telefonatë e mbërritur në polici ka sinjalizuar tentativën për grabitjen e një banese.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur hajdutin e ri, i cili u përpoq të largohej.Shqiptari u gjet me një thikë, me të cilën dyshohet se po hapte derën e ndërtesës. Policia ka gjetur gjurmë të tentativës për hapjen e portës.Në mënyrë të pashmangshme, shqiptari u arrestua me urdhër të prokurorit të Barit. Ai u transferua në një burg në kryeqytetin italian./Ora News/