Dhuna në stadium, Partizani e Tirana fajësojnë njëra-tjetrën

Festival golash, por edhe arenë grushtash në pas derbin e së mërkurës, 4 maj në "Selman Stërmasi". Gjak, grushta, goditje, polici dhe shoqërime në polici, këtë rezervoi edhe derbi i së mërkurës, aty ku Partizani ka denoncuar shumë dhunën, në një kohë që Tirana pretendon se është provokuar fort nga Drejtori i Partizanit, ky i fundit i dhunuar, dhe i gjakosur në konfrontimin fizik.Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq.Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit.Vetë klubi i Partizanit ka denoncuar këtë moment, ku nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të klubit në facebook reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana - Partizani.Sipas komunikatës së Partizanit, në ambjentet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit.Sipas klubit të kryeqytetit, Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit. Tirana si klubi organizator ka përgjegjësinë kryesore për mbarvajtjen e takimit dhe sigurinë e ekipit mik.Pamjet e ditës së djeshme do të jenë objekt edhe i Komisionit të Disiplinës në një kohë që, edhe instancat e tjera do të hetojnë në lidhje me këtë.Një incident që ka degjenruar në momentin kur takimi kishte përfunduar me kohë dhe që përfshiu në të drejtues të të dy klubeve.Ndoshta do të ishte rrezik më potent nëse do të kishte ndodhur një diçka e tillë në prani edhe të tifozëve.