I kërkuari për 2 vrasje lufton kundër ekstradimit në Shqipëri: Më pret gjakmarrja
Një shqiptar i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Shqipëri, ka përfituar nënshtetësinë në Britaninë e Madhe, duke u paraqitur si refugjat nga Kosova.Mediat britanike shkruajnë se Saliman Barçi, 40-vjeç, ka qëlluar me pushkë dy shtetas rreth 20 vite më parë.Babai i tre fëmijëve tashmë është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, por ai po lufton kundër ekstradimit duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik për shkak të gjakmarrjes.Barçi, i cili ka jetuar në Britaninë e Madhe duke përdorur një identitet të rremë për 14 vitet e fundit, gjithashtu pohon se në burgjet shqiptare përballet me tortura dhe "korrupsionin sistematik gjyqësor".Gjykata e Magjistraturës në Westminster, merr vesh se shqiptari akuzohet për dy vrasje në korrik të vitit 1997.Barçi ka pohuar se nipi i tij u vra më vonë nga një sulm brutal për hakmarrje, në një vend ku “nderi është më i rëndësishëm se jeta”. Barçi ka arritur të shkojë në Britani në vitin 2001 për të kërkuar azil si refugjat kosovar, duke përdorur pseudonimin Samir Basha.Edhe pse ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë në vitin 2009 për vrasjen e Përparim Ibrahimit dhe Artur Gjikolës.Dënimi u rrëzua në vitin 2013 pas një numër të ankesave të drejtuara nga nëna dhe motra e tij. Çështja tani është dërguar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë, shkruan Daily Mail.Megjithatë, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja për akuzat ndaj tij dhe kanë kërkuar ekstradimin e Barçit që në korrik të vitit të kaluar.Një zyrtar britanik që ndjek kërkesën për ekstradim ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij në vitin 2009, është bërë sipas procedurave dhe se nuk “ka asnjë provë të drejtpërdrejtë” se gjyqi është prekur nga korrupsioni.Ekipi ligjor që përfaqëson Barçin argumenton se ekstradimi do të jetë kundër tij, edhe për shkak të problemeve të shumta shëndetësore.40 vjeçari humbi njërën këmbë në 1996, pas një aksidenti me motor, ndërsa deklaron se ka pësuar edhe një atak kardiak.
/Ora News/