Fantazia e vlonjatit, fshehu 20 kg kanabis në një pasqyrë

Trafikantët gjejnë mënyra të ndryshme për të transportuar lëndën narkotike. Së fundi, një sasi prej 20 kg drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua në Durrës.Droga ishte fshehur brenda një pasqyre në formë tallazhi. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Neshet Alushi, 57 vjeç, banues në Vlorë.“Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë, në autobuzin tip Iveko me targa AA 117 NA, me drejtues shtetasin Alushi, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, sqaron Ministria e Brendshme.Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit O.A. 32 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.100_7137 100_7144 IMG_20160504_220819 IMG_20160504_221255 IMG_20160504_221509/Ora News/