“Disneyland", një dasëm si në përrallë
Tashmë “Disneyland” ne Florida të Amerikës hap dyert edhe për ju. Vëndi përrallor që ngjan si kopja fikse e kështjellave të princeshave, që të gjithe çiftët e ëndërrojnë për dasmën e tyre tashmë është bërë realitet. Parku i Disney ka vendosur të bëjë një lajmërim surprizë për të gjitha kërkesat e pafundme që ka pasur nga çifte për vite të tëra.Por “Disneyland” nuk ndalet me kaq. Brënda saj jo vetëm do të jetë e lejueshme të martohesh brenda në kështjellat e improvizuara, por një karrocë do të vendoset në dispozicion të nuseve që pritet të martohen. Jashtë saj do të hapet një vend ku vetëm 100 të ftuar do t’i ofrohet mundësia të shikjonë këtë dasëm përrallore.Drejtori i marketingut të “Disneyland” ka thënë: “Nuset do të mund të jetojnë një ëndërr, njëlloj si e kanë parë në filmat e preferuar vizatimorë”.

