Dënimi i "xhihadistëve", ambasada amerikane ripërsërit thirrjen për kujdes
Një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për dënimin me 126 vjet burg për të akuzuarit si "xhihadistë" ambasada Amerikane fton qytetarët e saj amerikanë të rilexojnë masat e sigurisë të cilat u publikuan në faqen e saj në muajin prill.Kjo u bë përmes një postimi në facebook që mban datën 4 maj 2016."Ambasada amerikane nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik për ndonjë shtetas amerikan. Sidoqoftë shtetasit amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë. Gjithashtu duhet të shmangin çdo tubim që mund të zhvilliohet pa gjyqit. Gjithashtu duhet të jenë në koherencë me mediat vendase për t'u informuar në lidhje me gjithë zhvillimet" thuhet ne njoftimin e ambasades[caption id="attachment_739329" align="alignnone" width="464"]
Postimi i Ambasades amerikane ne facebook[/caption]Një ditë më parë u shtuan masat e sigurisë për gjyqtarët të cilët shpallën vendimin për 9 të pandehurit e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për në Siri. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda kanë bërë me dije se pesë gjyqtarët janë marrë në mbrojtje nga efektivë civilë të policisë.https://www.youtube.com/watch?v=7SxH670fjyo /Oranews.tv.