Shpërthen bolieri ndërsa lahej, 2 të plagosur

Shpërthimi i një bolieri dushi i ka shkaktuar plagë serioze një të moshuri në Korçë.Sipas policisë 61 vjecari A.Strati ka pësuar frakturë në këmbë pas shpërthimit të fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, në katin e parë të një pallati.Nga forca shpërthyese e bolierit të dushit ka mbetur i plagosur lehtë dhe një 35 vjecar, H. Strati.  I moshuari është dërguar në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia e Korçës ka nisur hetimin për zbradhjen e shkaqeve të shpërthimit./Oranews.tv/