Ja çfarë ndodh kur provoni botoks për herë të parë
Botoksi është një toksinë e cila kur injektohet në fytyrë zvogëlon lëvizjen e muskujve dhe përmirëson pamjen e rrudhave. Sot femrat janë shumë të dhëna pas botoksit. Sapo shohin që kanë probleme më rrudhat në fytyrë, ato menjëherë ndërhyjnë në mënyrë që mosha mos t’u shfaqet nëpërmjet rrudhave dhe të duken më të reja.Dermatologu Robert Anolik, thotë se botoksi rifreskon pamjen tuaj, dukë bërë që ju të mos ndiheni të plakura. Femrat duhet të zbusin linjat e ballit sepse ato i tregojnë më të vjetra, por ato nuk duhet të “ngrijnë” në tërësi sepse do të duken artificiale.Vajza e cila ka injektuar botoks vetëm një herë ka treguar se 5 ditë pas injektimit ajo mezi mund të vrenjtej dhe ajo e adhuronte këkë fakt. Tashmë kur ajo shfaqet ekspresive, balli i saj qëndorn i qetë. Madje dukej e çlodhur. Botoksi, sipas saj, është një zgjidhje shumë e mirë për të hequr rrudhat dhe ajo ja u rekomandon të gjitha femrave që nuk janë të kënaqura me veten tyre. Por ajo është kundër përdorimit të botoksit disa herë. Në qoftë se e injektoni vetëm një herë do të keni një pamje natyrale dhe do të dukeni më të reja.