Shpërndanin drogë në afërsi të një shkolle të mesme, dy të rinj në pranga
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët shpërndanin drogë pranë një shkolle të mesme.Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve arrestuan në flagrancë Emiljan Tepexhikun 25 vjeç dhe J .G, 17 vjeç, të dy banues në Korçë.Sakaq blutë kanë shpallur një kërkim një shtetas të tretë nga Linza e Tiranës, Sh.M 26 vjeç, i cili dyshohet se i furnizonte me drogë dy të arrestuarit.Dy të arrestuarve iu gjetën në automjetin tip “SEAT” me targa AA 373 FO, me të cilin qarkullonin16 gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre dhe konkretisht tek banesa e J.G u gjet dhe sekuestrua një sasi tjetër prej 204 gram lëndë narkotike.Sasinë e lëndës narkotike, shtetasi J.G dyshohet se i`a ka blerë shtetasit SH.M në një lokal në Linzë-Tiranë dhe se do ta shpërndanin në doza kundrejt pagesës, në afërsi të një shkolle të mesme në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës.Në cilësinë e provës materiale dy të rinjve të arrestuar iu sekustrua mjeti tip “SEAT” me targa AA 373 FO dhe 2 aparate celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.[caption id="attachment_739313" align="alignnone" width="589"]
Mjeti tip “SEAT” i të arrestuarve[/caption]