Opozita dhe mazhoranca nderojnë të ndarë Dëshmorët, por apelojnë për reflektim
U përkujtua sot në kryeqytet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Dhe këtë vit opozita dhe mazhoranca i përkujtuan Dëshmorët në dy ceremoni të veçanta, ku u vendosën kurora me lule tek Memoriali “Nënë Shqipëri”. Kryeparlamentari Ilir Meta, tha se 5 maji është jo vetëm një ditë angazhimi dhe detyrimi për të kujtuar veprën e Dëshmorëve të Atdheut, por edhe për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë. Ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se sot më e vendosur se kurrë, opozita është e angazhuar për një Shqipëri demokratike, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni.Meta: Angazhim për një Shqipëri të sigurt dhe të begatëSot u përkujtua 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Kryetari i parlamentit Ilri Meta, zevëndës/kryeministri Niko Peleshi, Ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Meta: Ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, dita e mirënjohjes së përjetshme të shqiptarëve ndaj dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe për një të ardhme më të mirë. Është një ditë angazhimi dhe detyrimi jo thjesht për të kujtuar veprën e tyre të përjetshme por edhe për të kontribuar në mënyrë që Shqipëria të jetë një vend më i sigurt, i begatë dhe më i lumtur për të gjithë qytetarët e saj.
Basha: Më të vendosur se kurrë për një Shqipëri demokratikeOpozita e përkujtoi Ditën e Dëshmorëve e ndarë nga pjesa tjetër e politikës, me argumentin se ajo nuk është përfshirë në protokoll.
Kryetari, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe të zgjedhur lokalë, vendosën kurora me lule përpara Memorialit "Nënë Shqipëri".Kjo ditë sipas kryetarit të opozitës duhet të shërbejë për të reflektuar dhe për të vazhduar betejën për një Shqipëri të lirë.
Basha: “Sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën më të lartë për atdheun, për lirinë, për kombin, flijimin në altarin e lirisë të dëshmorëve të kombit në luftërat çlirimtare, luftërat për pavarësi dhe liri që shqiptarët kanë zhvilluar në shekuj e dekada për lirinë e Shqipërisë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e tyre në Maqedoni, Luginën e Preshevës.Nderojmë heronjtë pra, bijtë dhe bijat e këtij kombi që dhanë jetën për liri. Përkulemi me nderim të thellë para atyre që u flijuan edhe për vlera të tjera pa të cilat jeta e njeriut nuk ka kuptim siç është demokracia, siç është liria nga tirania e krimit, liria nga terrorizmi. Pra, përkulemi dhe para bijve dhe bijave të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën nën uniformën e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe atyre që bënë të mundur përmes sakrificës së tyre sublime ardhjen dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare.E sotmja është edhe një ditë reflektimi. Reflektimi i Partisë Demokratike para gjakut të Dëshmorëve të Kombit është vendosmëria për të vazhduar deri në fitore betejën tonë për një Shqipëri të lirë, të njerëzve të lirë, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri të çliruar nga krimi dhe korrupsioni”.Opozita homazhe tek memoriali i Azem HajdaritKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-kryemsinitri Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës zhvilluan homazhe dhe tek Memoriali i heroit të demokracisë, Azem Hajdari.Basha nuk i shmangu deklaratat politike, se sot Qeveria udhëhiqet nga kriminelë.Basha: "Në ditën e 5 Majit, përkujtimit të sakrificës të dëshmorëve të kombit nuk kishte si të mungonte nderimi për tribunin e lirisë dhe demokracisë, frymëzimin e përditshëm dhe të përnatshëm të çdo demokrati dhe të çdo shqiptari të lirë, Azem Hajdarit dhe mikun e tij Besim Çerës.Ne vijmë sot këtu në këtë monument të ri të Azem Hajdarit dhe Besim Çerës, për heroin tonë, për simbolin tonë por edhe me përkushtimin dhe bekimin tonë se përsëri do ta mundim krimin e veshur me uniformën e shtetit dhe shtetin e veshur me veshjet e krimit. Për t’i dhënë shqiptarëve një Shqipëri demokratike, të lirë dhe europiane siç e ëndërruan studentët e dhjetorit dhe kryedëshmori i demokracisë Azem Hajdari”.Ndërsa ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, duke e akuzuar për flirtim me vrasës.Berisha: Edvin Kristaq Rama, pikërisht në këtë moment historik, në këtë 25 vjetor, ka filluar flirtin me vrasësit që dergjen në burgje apo që ai nxori me dokumenta fallco jashtë tyre.Dua ti them këtu se kjo tregon se ti edhe në gjumë dhe në endërr ke frikë dhe tmerr nga Azem Hajdari. Dhe e vërteta është se ke njëmijë arsye për të patur pasi Azemi është burim i pashtershëm frymëzimi për të rezervuar ty neobllokmen nga rinia shqiptare fatin që u rezervoi ai dhe rinia shqiptare etërve tuaj barbarë dhe mizor.Memoriali i heroit të demokracisë Azem Hajdari, është rikonstuktuar nga familjarët e tij.