Grushta në derbin e kryeqytetit, plagoset drejtori sportiv i Partizanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2016, 22:35
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka degjenruar në dhunë në përfundim të ndeshjes. Disa persona janë konfrontuar fizikisht duke goditur njëri -tjetrin në fushën e lojës.Në aktet e dhunës janë përshirë edhe drejtues të dy klubeve respektive, ku është parë i gjakosur drejtori sportiv i Partizanit Dritan Dervishi.Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke shoqëruar 9 persona.Takimi u përshi nga incidente edhe gjatë 90 minutave ku tifozët e Partizanit reaguan ndaj një provikimi duke thyer stolat e stadiumit.Sida u mbyll 2-2, ku për Tiranën shënuan Muça dhe Bakaj, ndërsa për të kuqtë realizuan Sukaj dhe Fili në sekondën e fundit të ndeshjes.Policia ka shoqëruar drejtorin teknik, Devi Muka dhe 9 tifozë.
