Prania e paprecedentë, Lu e Vlahutin javën tjetër tek grupet e PD, PS dhe LSI

Prania e Ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe përfaqësueses së Bashkimit Evropian Romana Vlahutin në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore në vend, është shtyrë për një moment të dytë. Nuk bëhen me dije shkaqet e shtyrjes së kësaj agjende të pazakontë, por të njëjtat burime të sigurta që konfirmuan mbledhjet sot në mesditë konfirmuan gjithashtu dhe anulimin e tyre. Kjo çështje u kthye në debat në esencën e parlamentit.Edhe pse burime të sigurta njoftuan për të premten (6 maj) mbledhjen e grupeve parlamentare të tre partive kryesore me pjesëmarrjen e ambasadorëve Lu e Vlahutin, paraditen e së enjtes situata ndryshoi dhe u njoftua anulimi i tyre.Tre partitë nuk dhanë asnjë qëndrim të qartë as për takimin dhe as për anulimin deri kur kryeministri Rama, foli në Kuvend për një nëntekst te fortë për këtë çështje kur tha se ambasadorët po vijnë përreth Kuvendit për të takuar Partinë Demokratike se ajo nuk e do reformën në drejtësi. Ndoshta kjo shpjegon dhe faktin pse grupi i PS nuk u mblodh te premten.Rama: Ardhja e ambasadorëve për të takuar grupet parlamentare, nuk e di nëse ka ndodhur në vende të tjera, por nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takim me grupin tuaj. Se me grupin e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ata janë të mirëseardhur, por nuk kanë asgjë as për të kërkuar, as për të sqaruar, as për të sheshuar, sepse koalicioni ynë është shprehur shumë qartë: ka qenë i gatshëm ta votojë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ju nuk keni qenë të gatshëm.Sali çoje pak kokën dhe më shih, na thuaj një gjë këtu, këtë reformën në drejtësi, Sali do ta bëjmë apo nuk do ta bëjmë, do ta votojmë këtë reformën në drejtësi, apo nuk të lë Shullazi?!Por ish-kryeministri Berisha konfirmoi dyshimin e tij se mbledhjen e grupit të  PS,  ku do merrnin pjesë ambasadorët e ka anuluar kryeministri Rama.Berisha: Nesër mbledhja u anulua dhe njoftimi i mediave eshte shume i qarte. E para do bëhej me PS, e dyta me PD, e treta me LSI. Çfare ju gjeti ju, ju kapi barku kështu. Të besosh ti se e lën Surreli atë të bëjë reformën do të besosh se rrethi është katror. Do të besosh se në Shqiperi kanë zbritur eskimezë. Por vetëm pak minuta më vonë Taulant Balla,  tentoi të qartësonte të gjithë kur foli për mbledhjen e planifikuar të grupit të PS e cila mbahet të martën, duke lënë të kuptohet se PS  nuk ka  asnjë arsye zhvillojë një mbledhje  të paplanifikuar grupi me pjesëmarrjen e ambasadorëve, pasi është e gatshme ta miratojë reformën.Balla: Grupi parlamentar i PS, po të duash zoti Sali je i ftuar, e ka mbledhjen të martën dhe nuk kemi bërë asnjë lloj mbledhjesh. Tani dil këtu dhe thuaj; Më fal gënjeva, apo tani po e lexon mesazhin që qënka anulluar mbledhja.Të njëjtën garanci për gatishmërinë e miratimit të reformës dha edhe kryetari i LSI, partia e dytë në qeverisje.Meta: Për grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim votimi ka filluar që nga dje. Në çdo moment kur të kërkohet votimi, votat tona do të jenë për këtë variant përfundimtar.Me tone të ashpra ne kuvend deputeti Ben Blushi shpalli falimentin e parlamentit duke marre shkas nga takimet e njoftuara të grupeve parlamentare në praninë e ambasadoreve Lu dhe Vlahutin.Blushi: Ndoshta, nuk ka patur për mendimin tim ditë më të turpshme për ne. Nga kjo ditë ky Parlament, ka humbur legjitimitetin e vet dhe sovranitetin që ka. Fatmirësisht, ajo që po ndodh është se ndërkombëtarët nuk po na lënë vetëm.Në lidhje me këtë çështje ka reaguar mabsada e shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka sqaruar se Ambassadorët Lu dhe Vlahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare që të takohen me secilin prej grupeve, në radhë sipas numrit të deputetëve - PS, PD dhe LSI. Ambasada bën me dije se po punohet për t'i organizuar takimet javën e ardhshme./Ora News/