Liberalizimi i vizave, KE jep dritën jeshile edhe për Turqinë

Pavarësisht deklaratave të bëra së fundmi nga zyrtarët e BE-së, Komisioni Europian ka rekomanduar pranë Parlamentit dhe Këshillit liberalizimin e vizave për Turqinë, si pjesë e marrëveshjes së firmosur me herët me qeverinë e Ankarasë, në lidhje me emigrantët.Megjithatë, në komunikatën zyrtare të bërë për mediat theksohet se kjo është një mbështetje e pjesshme pasi Turqia do të duhet që të përmbushë të gjitha kriteret e paracaktuara në mënyrë që të përfitojë liberalizimin. Në akordin e arritur mes palëve, është parashikuar që ky proces të përfundojë brenda muajit korrik, por gjithçka do të varet nga progresi që do të shënojë qeveria e Ankarasë.Turqia duhet që të përmbushë me sukses 72 pika për të përfituar liberalizimin e vizave të cilat kanë të bëjnë me sigurinë, menaxhimin e situatës së emigrantëve, rendin publik dhe sigurinë, respektimin e të drejtave themelore si dhe parandalimin e kalimit të emigracionit të jashtëligjshëm.Gjatë javëve të fundit zyrtarët më të lartë të BE-së kanë deklaruar se qeveria e Ankarasë nuk ka shënuar në progres në termat e paracaktuar, ndërkohë që Turqia ka kërcënuar se në rast se Bashkimi Europian nuk do të miratojë liberalizimin e vizave do të anulojë marrëveshjen e emigrantëve./Oranews.tv/